“Një jetë me ty”, rishfaqet më 3 korrik

Teatri

“Një jetë me ty”, rishfaqet më 3 korrik

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 19:03
Ilustrim

Me 3 korrik 2016, ora 20:00, Në Resort Kame, nën regjinë e Erion Kameme, me aktorët Suela Bako, Romir Zalla, Vilma Hodo, do të rishfaqet “Një jetë me ty”, në skenën e vogël të Teatër Kame, në Ibë.

Erjon Kame është edhe autor i kësaj komedie. Kjo shfaqje tregon se Ai dhe Ajo janë një çift i ri të sapomartuar.

Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por, ata e tregojnë ndryshe nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese.

Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes. Gruaja e interpreton krejt ndryshe nga i shoqi. Sipas saj, kjo vajzë po prish marrëdhënien e tyre.

Pas një skene të një ngatërrese të madhe lidhja tyre merr fund. Por, vuajtja tyre është e madhe pa njëri – tjetrin. Ardhja në jetë e fëmijës së dytë është shkaku për të sqaruar gjithë mosmarrëveshjet e tyre dhe të rilidhen. Por, jo çdo gjë do vazhdojë në harmoni mes tyre…. përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat