Ylli i Kombëtares përgënjeshtron De Biasin

Futboll

Ylli i Kombëtares përgënjeshtron De Biasin

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 10:49
Ilustrim

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ka treguar se ai nuk kërkoi asnjëherë të largohej nga loja në ndeshjen kundër Francës, ashtu siç ishte raportuar nga disa media.

Ai në Minutat e Evropianit ka treguar se ishte i gatshëm të vazhdonte lojën, por trajneri Gianni De Biasi, vendosi për të kundërtën.

“Unë isha i gatshëm të luaja edhe minutat e fundit dhe i thash trajnerit. Sepse si qendërmbrojtës është vështirë të luhet në këtë ndeshje pasi Franca po sulmonte 90 minuta. Ata janë të gjithë yje. Unë nuk kërkova të ndërrohem”, ka thënë Ajeti.

“Unë ia bëra me gisht se mund të vazhdojë ende, por trajneri ndoshta ke menduar se dua të ndërrohem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat