FLD: Programi i PD për arsimin, rritje pagash, investime dhe mbështetje për ekselentët

Shkodra

FLD: Programi i PD për arsimin, rritje pagash, investime dhe mbështetje për ekselentët

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 10:17
Pamje nga takimi

Fondacioni për Liri dhe Demokraci në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, organizuan sot në Shkodrës një dëgjesë me intelektualë e studiues mbi arsimin e të gjitha niveleve, fillor, të mesëm dhe atë të lartë.

Në këtë dëgjesë, dhjetëra pedagogë, profesionistë, ish-drejtues të drejtorive arsimore, drejtues të sindikatës së arsimit në Shkodër, shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me largimet pa kriter nga puna, pagat diskriminuese dhe promovimin e profesorëve të rinj jo profesionistë, por militantë partie.

Në tryezë ishte i pranishëm edhe deputeti, njëkohësisht drejtuesi i Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD-së, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se “Investimi për arsimin është ne nivele te mjerueshme, ne do te rrisim investimet për arsimin çdo vit. Do të rrisin burimet njerëzore ne arsim, ky është investimi i PD-së ne qeverisje. Rritja e pagave të mësuesve deri në 50% të mesatares se vendeve më të reja të BE. Kujtojmë se Partia Demokratike rriti pagat e arsimtareve deri në 70 mijë lekë. Ky është premtimi ynë, 700 dollarë deri ne 1500 dollarë për profesorët, në bazë të kualifikimit dhe performancës në punën kërkimore dhe shkencore. Do të mbështesim studentet ekselente. Rikthimi në Shqipëri i studentëve të cilët kanë studiuar jashtë master dhe doktoraturë, të marrin pozicionet e profesorit në Universitetet e Shqipërisë”

Akademiku Kolec Topalli, i pranishëm në dëgjesë, tha se arsimi në Shkodër ka traditë shekullore dhe është djep i kulturës shqiptare dhe shkodranët janë të ndjeshëm përsa i përket problemeve në arsim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat