Fileto pule me krem borziloku dhe proshutë

Ushqime

Fileto pule me krem borziloku dhe proshutë

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 23:45
Ilustrim

Përbërësit për 2 persona: 2 fileto pule mesatare 2 lugë krem borziloku 4 feta proshutë Kripë, piper Vaj ulliri Gjalpë

Përgatitja: Së pari punojmë filetot e pulës për t’i bërë më të holla. I marinojmë me kripë dhe piper nga të dyja anët dhe vendosim nga njëra anë kremin e borzilokut (mund ta blini të gatshëm ose ta bëni vetë me borzilok, hudhër, parmixhan, stika pishe dhe vaj ulliri). E mbështjellim në formë roleje me ndihmën e kunjave të dhëmbëve, e kalojmë në tigan të nxehur mirë me pak gjalpë dhe vaj ulliri. E heqim, e mbështjellim edhe me një shtresë proshutë dhe e fusim në furrë për rreth 20 minuta. E presim dhe e servirim të shoqëruar me një sallatë të freskët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat