Berisha i reagon Veselit: Edhe në ëndërr me pa duke bërë hajni duhet filluar hetimet

Lajme

Berisha i reagon Veselit: Edhe në ëndërr me pa duke bërë hajni duhet filluar hetimet

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 23:12
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së bërë sot nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Berisha ka thënë se edhe ëndërr me pa që dikush është duke bë hajni apo i inkriminuam në krim duhet me filluar hetimet.

“Kadria o nuk po din ose është duke bër se nuk po di...!
,,Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se në Kuvendin e Kosovës janë dëgjuar akuzat më të rënda për krim e hajni por askush kurrë nuk ka shkuar në Prokurori.,,
Prokuroria e shtetit me Kodin e Procedurës Penale neni 6.3... edhe ëndërr me pa që dikush është duke bë hajni apo i inkriminum në krim duhet me fillu hetimet, e jo në instutucionin e Kuvendit si organ më i lart ligjëvens në Kosovë me dëgju për krimin e organizuar e mos me marr masa.
Kadri nuk arsyetohet mospuna dhe kapja e drejtësis kështu jo...”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat