Vazhdon lirimi i Pronave të uzurpuara

Prishtina

Vazhdon lirimi i Pronave të uzurpuara

Më: 21 qershor 2016 Në ora: 13:47
Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinëe Kosovës, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, kanë zhvilluar sot një aksion për lirimin e lokaleve të shitura e të uzurpuara.

Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri tek Zonën Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, operacioni është realizuar me urdhër të GjykatësThemelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.

“Këto prona të cilat kanë qenë tëuzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente ijanënënshtruarprocesit të sekuestrimit. ProkuroriaThemelore, Departamenti iPërgjithshëm,pas përfundimit të hetimevendaj të dyshuarve do të ngrit akuzë për veprënpenal “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” neni 332–KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat