BMW dhe Rolls Royce paraqesin "konceptet", njëra nuk pëlqehet

Auto

BMW dhe Rolls Royce paraqesin "konceptet", njëra nuk pëlqehet

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 15:56
BMW dhe Rolls Royce

BMW dhe Rolls Royce kanë paraqitur këtë vit prototipet "koncept" të makinave që tregojnë vizionet që kanë dy kompanitë për të ardhmen.

Të dyja vizionet parashikojnë pilotë automatikë, por BMW, e cila mbushi 100 vjet këtë vit, shfaqi në Mars edhe një sistem interesant në drejtimin klasik me timon.

Xhami në këtë sistem shërben edhe si ekran që ndihmon shoferin me rrugën. Disa njoftime shfaqen në xham për të dhënë kushtet fizike të rrugës teksa ecën.

Rolls Royce paraqiti makinën e tyre këto ditë, dhe është përqendruar në atë që di të bëjë më mirë se kushdo tjetër: luksi dhe stili madhështor.

Makina e tyre ka tavan që hapet bashkë me derën, që të mos jetë nevoja të përkulesh kur të hysh brenda. Jo vetëm kaq, por hapësira në brendësi të makinës është mëse e bollshme në krahasim me më parë.

Rolls Royce e së ardhmes nuk ka nevojë fare për shofer dhe i vetmi bashkëveprim është një ekran me prekje ku cakton adresën se ku do të shkosh. Megjithatë, pamja e jashtme e modelit të Rolls Royce nuk është pëlqyer nga shumë komentues dhe është konsideruar e shëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat