Premtohen masa të rrepta ndaj manipuluesëve të testit të maturës

Prishtina

Premtohen masa të rrepta ndaj manipuluesëve të testit të maturës

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 12:39
Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, Arsim Bajrami, së basku me drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci, vizituan gjimnazin e shkencave shoqërore “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ku po mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore.

Në krahasim me testin e parë, i cili u mbajtdisa javë më parë, kësaj here ministri Bajrami ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj vepre të jashtëligjshme.

Bajrami: Kemi marrë edhe me Policin e Kosovës

“Ministria e Arsimit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme duke përgatitur drejtorët e qendrave, administratorët, duke shpërnda udhëzimet dhe ne urojmë që kjo pjesë e dytë të përfundoj me sukses dhe definitivisht matura e sivjetme të jetë nder maturant më të mira që kemi organizuar viteve të fundit. Matura tregon edhe pjekurin e sistemit arsimor në Kosovë, edhe për vendet me traditë më të gjatë është sfiduese, sidomos në kohën e internetit të teknologjisë informative dhe gjithmonë do të gjenden disa keqbërës që do të tentojnë që të manipulojnë me nxënës. Ne kemi nevojë për një pasqyrë reale të maturës, cili çdo rezultat që do të del në matur nuk do të fajësoj nxënësit por do të jetë një tregues i sistemit tonë arsimor, çfarë ne duhet të ndryshojmë..... Kemi marrë të gjitha masat edhe me Policin e Kosovës që të mbikëqyrin plotësisht, ju e keni përcjell se si ka vepruar Ministria, kemi dalur me emra, mbiemra, kemi larguar shumë mësimdhënës administrator, Policia po ashtu ka filluar disa raste penale, dje ka dhënë edhe kumtesën zyrtare”, tha Bajrami.

Ministri Bajrami gjithashtu tha se janë identifikuar 51 raste me emra dhe mbiemra që janë zë duke keqpërdor internetin apo rrjetet sociale. Kjo vepër sipas tij, është vetëm një mashtrim ndaj nxënësve sepse asnjë nxënës nuk do të përfitojë nga këta mashtrues profesional, shumica e të cilëve nuk janë fare në test, por përdorin internetin për të krijuar huti.

Ai urojë që 32 mijë maturant, sot të kryen me sukses testin dhe të fillojnë të përgatiten për arsimin e lartë.

Drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci tha se komuna e Prishtinës ka marrë të gjitha masat që ky vazhdim i provimit të shkojë me suksese.

Nagavci: Të mos jetë temë kryesore kopjimi

“Në komunën e Prishtinës i kemi ndërmarr të gjitha masat komfor kompetencave dhe përgjegjësive tona në mënyrë që të sigurohemi që edhe dita e dytë e provimit të maturës të shkoj me sukses. Po ashtu, kemi porositur të gjitha administruesit, gjegjësisht mësimdhënësit nga komuna e Prishtinës që do të administrojnë testin në komunat tjera që të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dheprofesional. Personalisht mendoj që nuk është një gjë e mirë që temë kryesore e provimit të maturës të mbete akoma tendenca për kopjim apo manipulim të rezultateve, derisa do të duhej të ishte e kundërta, do të duhej të flasim për cilësinë e pyetjeve, cilin e sistemit të arsimit në përgjithësi. Sido që të jetë mendoj që sivjet është bërë një hapë mjaftë i mirë, pasi që menjëherë janë evidentuar të gjitha rastet, janë iniciuar procedurat dhe nga ana jonë si komunë e Prishtinës e shpreh zotimin dhe përkushtimin maksimal që të merren masa ndaj të gjitha atyre që kanë tentuar të manipulojnë me rezultate”, tha Nagavci.

Nagavci gjithashtu apelon tek të gjithë mësimdhënësit dhe të gjithë administratorët dhe nxënësit të jenë nivel.

Ne fillim të korrikut do të hapen konkurset, ku secili maturat do të ketë mundësi të regjistrohet në Universitet Publike ose kolegje private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat