Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 00:31
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë të shtunës dhe të dielës do të mbajë mot
me diell dhe me vranësira të çrregullta.

Të dielën vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave, duke krijuar një destabilitet të përkohshëm të motit, ndaj rigat e karakterit lokal janë të mundshme nëpër disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie të lehta duke i ruajtur vlerat e normales.

Indeksi UV do të jetë i lartë mbi vlerat e normales, duke ju sugjeruar që gjatë intervaleve kohore nga ora 10-17 të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme – e lehtë deri mesatare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat