Tramezzani kërkohet nga Lugano

Futboll

Tramezzani kërkohet nga Lugano

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 15:56
Paolo Tramezzani

Paolo Tramezzani është një nga kandidatët për të drejtuar Lugano, skuadra e Superligës së Zvicrës. Mediat zvicerane dhe italiane shkruajnë se ndihmëstrajneri i Kombëtares është një alternativë për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, çdo vendim duhet të merret sëbashku me Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi si Tramezzani dhe De Biasi janë nën kontratë edhe për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Megjithatë pas Europianit çdo gjë mund të diskutohet, pasi vetë drejtuesit e federatës e kanë pranuar diçka të tillë në daljet në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.

Tramezzani, i cili është pjesë e suksesit të Shqipërisë së drejtuar nga Gianni De Biasi. 45 – vjeçari nuk ka drejtuar ndonjë një ekip në rolin e trajnerit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat