Djali i Ukshin Hotit: Shpresoj që në ditëlindjen e ardhshme të marrim vesh për fatin e tij

Lajme

Djali i Ukshin Hotit: Shpresoj që në ditëlindjen e ardhshme të marrim vesh për fatin e tij

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 12:52
Andin Hoti

Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit  ka uruar babanë e tij në ditëlindjen e 73-të.

“Uroj që vitin e ardhshëm ditëlindjen e tij ta festojmë së paku duke e ditur ku gjendet trupi i tij dhe çka ka ndodhur me të” ka thënë ai.

Këto fjalë Andini i tha me rastin e ceremonisë së vënies sës gurthemelit të shtatores së Ukshin Hotit në Universitetin e Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat