Karlsruher: Arrestohet shqiptari që tentoi të plaçkiste veshmbathje

Gjermania

Karlsruher: Arrestohet shqiptari që tentoi të plaçkiste veshmbathje

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 12:30
Ilustrim

Të mërkurën në mbrëmje në një galeri të Karlsruher është kapur 27 vjeçari shqiptar që tentoi të vjedhte veshmbathje me vlerë mbi 200 euro, shkruan pz-news.de. Ai ishte ndjekur fillimisht nga një detektiv, ku kishte analizuar gjithë lëvizjet dhe kishte parë sesi i largonte tiketat e çmimit.

Shqiptari është akuzuar më parë edhe për një përleshje, andaj i është shqiptuar masa e arrestit. Në ditët vijuese pritet një gjykim më i detajuar mbi të./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat