Egzon Shabani parashikon se kush mund të fitojë në takimet e sotme

Futboll

Egzon Shabani parashikon se kush mund të fitojë në takimet e sotme

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:26
Egzon Shabani

Futbollisti Egzon Shabani mendon se do të jenë tri ndeshjet të mira në ditën e sotme dhe ka dhënë parashikimet e tija mjaft interesante. “Italia është favorit në këtë takim, se ka ekip me të kompletuar dhe është fuqi në futbollin botëror dhe evropian. Megjithatë, pritet lojë e mirë nga të dyja kombëtaret dhe që do t’i kënaq edhe shikuesit. Çekia-Kroacia? Kroacia është favorite, sepse ka një ekip shumë cilësor dhe ka mesfushën më të mirë në kampionat. Spanja-Turqia? Spanja është ekip i kompletuar dhe favoritë shumë i madh në këtë takim. Ka futbollistë të dëshmuar dhe që do të janë faktorë për të fituar sfidën, ndërsa turqit do të mundohen me fuqinë që kanë që të befasojnë”, thotë Shabani. Të tri ndeshjet priten me ankth nga tifozët e kombëtareve sidomos të Turqisë, Çekisë e Suedisë, sepse humbja i fut në pozicion edhe më të vështirë.

Basti i Egzon Shabanit 
Italia-Suedia 1
Çekia-Kroacia 2
Spanja-Turqia 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat