Kur pritet lansimi i Galaxy Note 7 dhe Note 7 Edge?

Teknologji

Kur pritet lansimi i Galaxy Note 7 dhe Note 7 Edge?

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:51
Galaxy Note 7

Galaxy Note 7 dhe Note 7 Edge pritet që të lansohen zyrtarisht ne gusht të këtij viti.

Shitjet e dy pajisjeve do të fillojnë në gusht ndërkohë që prodhimi i tyre pritet të fillojë në muajin e ardhshëm.

Sipas një raporti të bërë online, Samsung do të fillojë prodhimin e pajisjeve të reja në korrik ndërkohë që lansimi dhe shitja e tyre do të fillojnë në gusht.

Sipas spekulimeve, gjiganti koreano jugor do të fillojë prodhimin me një numër prej 2.5 milion njësive fillimisht.

Më pas, Samsung do të sjell edhe 2.5 milionë pajisje tjera, gjë që arrin një total prej 5 milionë njësive.

Samsung Galaxy Note 7 pritet të sjell një numër risish dhe tiparesh si ekranin në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 dhe procesorin Snapdragon 823.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat