Festa e "çmendur" e Arsim Mehmedit: Ndaloi autobusin për golin e të vëllait

Futboll

Festa e "çmendur" e Arsim Mehmedit: Ndaloi autobusin për golin e të vëllait

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:33
Arsim Mehmedi

Arsim Mehmedit i cingëroi telefoni në ndeshjen e së shtunës mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Ishte shefi. “Arsim, nuk mund t’ju japim pushim për javën e ardhshme, duhet të vini në punë.”Arsimi (31) është vëllai më i madh i Admir Mehmedit (25) dhe për dallim nga ai punon si shofer në qytetin Winterthur. Pas telefonatës ai duheshte të udhëtojë nga Lensi në vendlindje, plot 750 kilometra.

 

Fatkeqësisht puna e tij ishte gjatë periudhës së ndeshjes mes Zvicrës dhe Rumanisë. “Në 19.15 ndodhesha në stacionin e Rosenberg”, thotë Arsim. "I informuar nga radio dhe telefoni. Mundohesha të ndjek ndeshjen sa më mirë të ishte e mundur." Është momenti kur vëllai i tij shënon golin raketë dhe bëhet zvicerani i parë që shënon në KE dhe KB, shkruan blick.ch.

 

Arsimi festoi zëshëm. “E ndalova autobusin dhe dola jashtë,” tha ai. “Udhëtarët më pyetën se çfarë ndodhi. U tregova me krenari për vëllain tim dhe të gjithë filluan të festojnë me mua.”

Dy vëllezër shumë të lidhur
 

Arsimi dhe Admiri telefonojnë njëri-tjetrin dy-tre herë në ditë. “Është vëllai im i vetëm. Jemi të lidhur shumë, pasi ai çdoherë më ka mbështetur,” thotë ylli zviceran Admir, përcjell botasot.info. Ndryshimi mes tyre është se njëri vozit më mirë automjetet, tjetri luan më mirë futboll.  Zanati më i keq i vëllait të madh është se nëse nuk e ngren telefonin Admiri, ai e kërkon deri në dhjetë herë rresht.


 

Nga Maqedonia në Tessin

 

Familja shqiptare nga Gostivari i Maqedonisë, para 14 viteve jetonin në Tessin. Një kanton zviceran me shumicë italishtfolëse. Atje mësuan edhe italishten, për të ardhur më pas në Winterthur. Si në Bellinzona edhe në Winterthur familja është mbajtur nga të ardhurat e restorantit të babait. Për shkak të gjuhës, Arsimi e kishte vështirë të gjente punë në qytetin me shumicë gjermane. Ai dinte italishten. “Pas shumë peripecish gjeta veten kur u punësova shofer autobusi. Një punë e mrekullueshme që më plotëson.”

 

Për ndeshjen e së dielës kundër Francës, Arsimi ka fituar përsëri pushim. “Shefat e mi janë super,” thotë ai për fund. "Të festosh një gol të vëllait drejtpërsëdrejti do e çonte gjithë Zvicrën në ekstazë. Jo vetëm autobusin e Winterthurit."/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat