Faktet tronditëse të analizës së Musa Xhaferrit për MO-në

Maqedonia

Faktet tronditëse të analizës së Musa Xhaferrit për MO-në

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:19
Musa Xhaferri

Analiza për Marrëveshjen e Ohrit e realizuar me nismës e ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferri një kohë të gjatë u proklamua me pompozitet nga partia shqiptare në pushtet.

Madje, për të u angazhuan edhe institute ndërkombëtare dhe diplomatë të njohur tw kalibrit të Piter Fejt. Por sot, çuditërisht askush nuk flet për të, njofton agjencia e lajmeve INA.

Faktet e dala nga kjo analizë dëshmojnë të vërtetën dhe realitetin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Përfundimet e këtij studimi vërtetojnë diskriminimin e thellë të shqiptarëve në këtë shtet ‘multietnik’.

Disa nga faktet:

– Komunat e dominuara me shqiptarë janë diskriminuar rëndë nga buxheti i shtetit.

– Nuk  ka transparencë sesi janë përzgjedhur projektet në bazë të aplikimeve

– Diskriminim i rëndë në fushën e arsimit (Në periudhën e vitit 2006 – 2015, disa komuna, përfshirë atë të Sarajit, nuk kanë marrë asnjë fond për ndërtimin, përmirësimin ose rindërtimin e shkollave fillore, ndërsa për shembull Vevçani mori 26.436 MKD.-për banor).

– Shpërndarja e fondeve për infrastrukturën sportive janë përqendruar kryesisht në vendbanimet maqedonase.

– Një disbalans i madh vërehet edhe në shumat që ndahen për kokë banori, ku komuna me shpërndarjen më të ulët merr 4014.-denarë për banor, ndërsa komuna me shpërndarjen më të lartë merr 9926 MKD. për banor.

Analiza përmban edhe shumë vërejtje në implementimin e ligjit për zhvillimin e barabartë rajonal.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Jeton Shasivari thotë se, kohë më parë paralajmëroi për agjencinë e lajmeve INA dështimin e këtij studimi.

“Qëllimi i këtij dokumenti ishte të ndalet lufta e vitit 2001 në Maqedoni. Në këtë planë ky dokument ka qenë efikas dhe i suksesshëm. Mirëpo, dokumenti i njëjtë nuk arriti të sjell harmoni ndëretnike si dhe të parandaloj politikat etnocentrike të regjimit politik”, deklaroi ai, njofton INA.

Sipas tij, absurd është edhe tajmingu i analizës. “Pse tash? Nga aspekti politik, kjo analizë përkthehet si një autogol i paparë i BDI-së. Sepse ajo po kërkon një marrëveshje të re, përmes të cilës partia shqiptare po e pranon se Marrëveshja e Ohrit është jo efikase dhe duhet të zëvendësohet me një të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat