Fotografia e bukur me ngjarje pikëlluese!

Ndryshe

Fotografia e bukur me ngjarje pikëlluese!

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 15:05
Fotografia e bukur me ngjarje pikëlluese

Fotografia ka marr dhenë duke u shpëndarë pothuajse 75 mijë herë në rrjetet sociale që nga fillimi i muajit qershor.

Një foshnje e fotografuar me veshje çiklizmi ka prekur zemrat e të gjithëve përmes rrjeteve sociale.

Ngjarja e kësaj fotografie është tejet e dhimbshme, babai i Aubrey-s, Hector, u vra një muaj pasi vajza e tij lindi.

Ndërkaq fotografja Kim Stone nga Florida, u afrua tek gjyshja e Aubrey-s për të i bërë asaj një fotografi. Ata folën për pasionet që kishte Hector tashmë i ndjerë, e njëra ndër to ishte çiklizmi.

Sipas raportimeve Hector u gjend i vdekur  në vend takimet që bënin me entuziastët e biçikletave pas orarit të ngasjes.

Ndërkohë fotografja Kim, mbështjelli foshnjën me batanijen të cilën e kishte punuar gjyshja me thurje dhe gjithashtu me një palë dorëza të çiklizmit dhe një helmetë koke të cilat i bartte babai i Aubrey-së.

Posa filluan të i bënin fotografitë mrekullia më e madhe ishte se foshnja menjëheë filloi të buzëqeshte.

Sipas fotografes Kim, gjatë bërjes së fotografive të gjithë ishin të emocionuar sa që edhe nëna Kathryn kishte filluar të qante në ato moment.

Fotografia ka marr dhenë duke u shpëndarë pothuajse 75 mijë herë në rrjetet sociale që nga fillimi i muajit qershor. Ajo është pëlqyer më shumë se 350 mijë herë.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat