Mavraj e zbulon: Kjo është arsyeja kryesore pse humbi Shqipëria

Sporti

Mavraj e zbulon: Kjo është arsyeja kryesore pse humbi Shqipëria

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 00:03
Mërgim Mavraj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pas ndeshjes u shpreh se lodhja e madhe ishte një ndër faktet që ndikoi edhe në pësimin e golave në fund.

“U lodhëm shumë në fundin e ndeshjes. Bëmë një sakrificë të madhe. Nuk donim që t’i krijonim hapësira Francës. Ishte një ndeshje delikate, ku duhet të luanim një ndeshje inteligjente ndaj një Kombëtareje shumë të fortë.

Kemi shpresë shumë ndaj Rumanisë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Me këtë moral do të mundohemi të paktën për të arritur një rezultat të mirë, për t’i bërë krenar”, u shpreh Mavraj pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat