Lideri i ISIS është vrarë?

Azia

Lideri i ISIS është vrarë?

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 23:20
Abu Bakr al – Baghdadi

Lideri i ISIS, Abu Bakr al – Baghdadi dyshohet se është vrarë gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin e Raqqa.

Vdekja e tij, e raportuar nga “Yenis Safak”, një prej gazetave më të respektuara turke, do të ishte një goditje e rëndë për xhihadistët dhe vjen vetëm pak ditë pasi 49 persona të pafajshëm u vranë në një lokal nate në Orlando të Amerikës, nga një person të deklaruar krah Shtetit Islamik.

Megjithatë, siç shkruan “Daily Mail”, në të shkuarën ka patur herë pas herë raportime se al – Baghdadi, i cili u vetëshpall kalif i të gjithë myslimanëve 2 vite më parë, është vrarë apo plagosur, lajme që më pas rezultuan false.

Edhe website Abna24 shkruan se al – Baghdadi është vrarë mëngjesin e së dielës nga një sulm ajror në Siri.

Megjithatë, deri më tani nuk ka patur një konfirmim për vdekjen e tij nga Shtetet e Bashkuara, apo nga vendet e tjera anëtare të koalicionit, që po godasin grupin terrorist në Siri dhe Irak.

Baghdadi, lindi në 1971 në Samarra të Irakut, nga një familje të shtresës së ulët, me emrin Ibrahim Awwad al – Badri.

Fisi i tij pretendon se janë pasardhës së profetit Muhamed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat