Kokëdhima: Jemi krenarë për djemtë kuqezi

Shqipëria

Kokëdhima: Jemi krenarë për djemtë kuqezi

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 19:55
Koço Kokëdhima

“Ne jemi fitues”. Kështu deklaron Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima për ndeshjen e shumëpritur që do të luhet sot në Marsejë, mes Francës dhe Shqipërisë.

Teksa shprehet se ndihet krenar për djemtë e Kombëtares, Kokëdhima nënvizon faktin se fitorja e Shqipërisë sot, do të bënte jehonë botërore. Megjithatë ai thekson se Shqipëria mbetet fituese me imazhin që do të përcjellë dhe që do të bëjë krenar çdo shqiptar:

“Sot është një ditë e madhe për kombëtaren tonë. Ne do të jemi fitues, gjithsesi, në shumë plane. Shqipëria do të bëhet shumë më e njohur sot, imazhi i saj do të përmirësohet dhe nderimi për të do të rritet. Rinia jonë do të ndihet akoma më krenare për identitetin dhe simbolet tona kombëtare. Sikur të bëjmë edhe një fitore sportive, jehona e saj do të jetë botërore dhe e ardhmja e futbollistëve tanë do të jetë shumë më e mirë. Krenarë për djemtë tanë kuqezi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat