Shufrat e “specijallcave” godasin Skënderbeun dhe Adem Jasharin në shpinën e Beg Bajrajt

Kumanova

Shufrat e “specijallcave” godasin Skënderbeun dhe Adem Jasharin në shpinën e Beg Bajrajt

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 17:50
Beg Bajraj

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës në seancën e djeshme gjyqësore në Shkup akuzuan policinë maqedonase se i ka keqtrajtuar gjatë transportit nga burgu për në Gjykatë.

Sevdail Miftari, kërkoi nga trupi gjykues që të marrë masa kundër policëve të cilët vazhdimisht po i keqtrajtojnë të burgosurit.

Avokatja Artene Iseni ka thënë për mediat shqiptare në Maqedoni se gjatë kohë në shënjestër të “specijallcave” ka qenë dhe është Beg Bajraj.

“Ai në shpinë ka tatuazhe të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, kurse në krah hartën e Shqipërisë etnike. Për këtë arsye ka qenë mjaft i maltretuar dhe në shënjestër të policëve”, ka thënë avokatja Iseni.

Avokati Naser Raufi paralajmëroi padi penale ndërsa akuzoi edhe prokurorinë dhe Avokatin e popullit, të cilët sipas tij nuk bëjnë asgjë për të parandaluar dhunën ndaj të burgosurve.

“Tre veta janë keqtrajtuar nga njësitë special përsëri. As avokati i popullit dhe as prokuroria nuk bëjnë punën si duhet. Në përsëri do të ngremë padi penale për këtë rastin e fundit dhe presim që gjykata të veprojnë në bazë të ligjit”, tha avokati Raufi.

Ndryshe, në seancën e djeshme u lexuan përsëri deklaratat e dëshmitarëve të cilat i kishin dhënë në seancën kryesore. Gjykatësja tha se nuk ka nevojë që përsëri të dëgjohen dëshmitarët. Për zhvillimet në lagjen e trimave më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar tash pas bashkimit të lëndëve akuzohen gjithsej 37 persona. Seanca e radhës mbahet më 16 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat