Besa dhe Flori publikojnë duetin “1 2 3”

Mediale Vip

Besa dhe Flori publikojnë duetin “1 2 3”

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:57
Flori Mumajesi

Dyshja e suksesshme kanë bashkuar forcat për këtë verë në bashkëpunimin e tyre "1 2 3".
Besa Kokëdhima dhe Flori Mumajesi prej vitesh janë miq të mirë.

Pas suksesit të verës së kaluar në këngën “All in”, ata kanë vendosur të vijnë përsëri bashkë më fuqishëm se kurrë.

Kënga e re është produksion i “Threedots” me muzikë të Kledi Bahitit ndërsa për videoklipin është kujdesur produksioni “Entermedia”.

“1 2 3” me ritme verore do të na shoqërojë gjatë gjithë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat