Prej nesër na pret i nxehti i “ferrit”!

Maqedonia

Prej nesër na pret i nxehti i “ferrit”!

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 17:27
Moti

Prej nesër në Maqedoni, nën ndikimin e masës shumë të nxehtë të ajrit nga jugu pason periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Më nxehtë do të jetë gjatë fundjavës, kur në shumë vende temperatura e ajrit kalon 35 gradë.

Të shtunën pritet temperaturat maksimale deri 41 gradë celsius, dhe të premten deri në 39 gradë celsius.

Nesër do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore herë pas here e intensifikuar nga perëndimi dhe në drejtim të jugperëndimit.

Temperatura maksimale do të jetë 32 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat