St Gallen: Arrestohet vrasësi i Haki Spahiut

Zvicra

St Gallen: Arrestohet vrasësi i Haki Spahiut

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 13:31
Haki Spahiu

Në mëngjesin e 12 majit një ngjarja tragjike e ndodhur në rrugën Webergasse në St. Gallen, tronditi qytetin. Një shqiptar nga Kosova, Haki Spahiu, ishte qëlluar në shesh të hapur me armë zjarri. Sipas njoftimeve të fundit të policisë zvicerane, është bërë i njohur agresori dhe është zbardhur tërësisht ngjarja.

Bëhet fjalë për një 59 vjeçar nga Kosova që është arrestuar në Thurgau Sirnach dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit për tre muaj nga Prokuroria, bënë me dije nga kjo e fundit, përcjell botasot.info.

Ngjarja e 12 majit

42 vjeçari nga Kosova ishte duke ecur në rrugën ëebergasse në drejtim të Multergasse. Aty ndokush qëlloi sëpaku një plumb në drejtim të tij, duke ikur më pas në drejtim të Gallusplatz, përcjell botasot.info.

Edhe pse urgjenca mjekësore erdhi menjëherë, viktima vdiq në vendngjarje. Policia kantoniale kërkoi dëshmitarë, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe dy kamera sigurimi, ku njëra ndodhet pikërisht në vendin ku ka ndodhur krimi. Viktima 42 vjeçare nuk ka pasur vendqëndrim në Zvicër, ndërsa u varros nga mijëra persona në Kosovë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat