Zvicra e shqiptarëve triumfoi ndaj Shqipërisë së pafat!

Futboll

Zvicra e shqiptarëve triumfoi ndaj Shqipërisë së pafat!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2016 Në ora: 11:40
Shqipëria-Zvicra

Shqipëria e pafat në debutim, Zvicra arkëtoi tri pikët e para në grupin A në Euro 2016 që po mbahet në Francë. Zvicra shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Shqipërisë. Në një ndeshje mjaft të mirë, por edhe më shumë raste sidomos Shqipëria ka pasur dy raste fantastike përmes Armando Sadikut në minutën e 31-të dhe Shkëlzen Gashit në atë të 87-tën. Zvicra kishte edhe përparësinë numerike nga minuta e 36-të, kur kapiteni Lorik Cana u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Shqipëria luajti mjaft mirë, vazhdimisht kërkoi golin e barazimit, por e pafat. Në anën tjetër, Etrit Berisha ka treguar klasin e një potierit. Ai ka mbrojtur fenomenal disa raste ideale të Haris Seferoviçit të Zvicrës. Mesfushori Blerim Xhemaili në pjesën e parë ka qenë tejet i rrezikshëm dhe pikërisht në minutën e 38-të nga gjuajtja e lirë rreth 15-16 metra qëlloi shtyllën pingule. Në pjesën e dytë ishte një lojë mjaft e mirë, Shqipëria kërkoi me ngulm barazimin, por nuk ia doli. Kuqezinjtë ishin edhe të pafat, sepse po të shënonin nga dy rastet ideale, dhe sikur të ishte edhe Lorik Cana në fushë, sigurisht mund të bënin më tepër. Zvicra dëshmoi lojë shumë të mirë me shqiptarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Admir Mehmedin. Kjo ishte një përballje shqiptare dhe derbi mes vëllëzërve Taulant e Granit Xhakës, që disa herë u ballafaquan në duele mes vete, që ishte tejet emocionuese. Zvicra shënoi fitore me plotë meritë, sepse në bazë të rasteve ajo ka mundur të jetë edhe më e thellë, Zvicra me 15 qershor takohet më Rumaninë e cila luhet në orën 18.00, dhe të njëjtën ditë Shqipëria ballafaqohet me Francën pikërisht në orën 21.00. Franca kryeson së bashku me Zvicrën me nga 3 pikë, pasojnë Rumania dhe Shqipëria me 0 pikë.

Shqipëria-Zvicra 0:1

Stadiumi "Félix Bollaert", Lens.
Gjyqtar: Carlos Velasco Carballo (Spanja).
Shikues: 35.000.
Shënues: Schar (5').
Kartonat e verdhë: Cana, Kaçe, Kukeli, Mavraj - Schar, Behrami.
Kartoni i kuq: Cana.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Xhaka (Kaçe 62'), Kukeli, Abrashi, Roshi (Cikalleshi 74'), Lenjani dhe Sadiku (Gashi 82').

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schär, Djourou, R. Rodriguez, Behrami, G. Xhaka, Xhemaili (Frei 76'), Shaqiri (Fernandes 88'), Mehmedi (Embolo 62') dhe Seferoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat