Pse na duhen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka?

Opinione

Pse na duhen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka?

Nga: Enver Bytyçi Më: 12 qershor 2016 Në ora: 13:50
Enver Bytyçi

Xherdani dhe Graniti luajne me zvicren. Shorti e solli qe te luajne kunder Shqiperise. Ne e pame lojen qe ata bene. Nese do te donin, Shqiperia do te kishte humbur thelle. Eshte çeshtje tjeter ajo qe thuhet se djemte tane bene loje me te mire. E bene lojen te mire, sepse Shaqiri e Taulanti, bashke me tre djemte e tjere shqiptare ne kombetaren helvetike nuk deshen t'i vene ne sprove.

E megjithate Xherdani e te tjeret jane vene ne shenjester te kritikave, sharjeve dhe fyerjeve. Injoranca nuk njeh kufi te ne shqiptaret. Me keto qendrime deshmojme se i perkasim epokes se bronxit e fatkeqesisht shume prej politikaneve tane kane deshire te ethshme qe ne shqiptaret te qendrojme ne skutat e mesjetes. Sepse keshtu na sundojne me mire.

Sepse keshtu luajne si duan ata me ndjenjat dhe emocionet tona. Ata jane shume te kenaqur kur na shohin sesi bejme gare me flamuj dhe jo me vlera. Xherdan Shaqiri, Taulant Xhaka dhe te tjere na japin mesimin historik, se nuk jane simbolet çelesi i suksesit, nuk jane simbolet konkurenca e njerezve dhe kombeve. Suksesi dhe konkurenca maten me vlerat. Xherdan Shaqiri dhe Taulant Xhaka jane vlera. Vlerat nuk njohin kufi.

Ato konkurojne aty ku respektohen vlerat. Shqiperia e antivlerave, e korrupsionit dhe e zullumit, Shqiperia e hashashit dhe e plantacioneve te kanabisit, Shqiperia e mbytur ne krim, Shqiperia qe pergjon dhe shkaterron veteveten, nuk ofron asnje mundesi per promovimin e vlerave, çfare jane lojtaret shqiptare te Zvicres.

Ndjehem shume optimist se ne Kosove ata do ta gjejne ambjentin e nevojshem per te promovuar keto vlera. Me shume se kushdo me ben optimist shoqeria e Kosoves dhe Vokrri. Prandaj pres me padurim qe futbollistet e kombetares se Shqiperise me origjine, prejardhje ose banim ne Kosove t'i bashkohen kombetares se Kosoves.

Pres me padurim qe edhe Xherdan Shaqiri, Taulanti dhe tre te tjeret futbolliste shqiptare ne Zvicer t'i bashkohen kombetares se Kosoves. Kosova duhet te deshmoje se eshte elita e talenttit te futbollit boteror. Duhet ta deshmoje kete aty ku refuzohet shtetesia e saj. ne Rusi e ne Moske. Keta djem do te na bejne krenar ne ne vitin 2018.

Thjesht te lutemi per shendetin e tyre, per fatin e tyre, per suksesin e tyre dhe t'u urojme te na perfaqesojne me dinjitetin e deshmuar tashme ne perballjet brilante qe kane bere dhe po bejne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat