Kurthe kundër Katicës dhe Fatimes, Specialja në rrezik

Maqedonia

Kurthe kundër Katicës dhe Fatimes, Specialja në rrezik

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 18:46
Katica-Fatima

Pasi kryetari i vendit tërhoqi abolimet për funskonarët e lartë shtetërorë, ekspertët juridikë  vërejnë se Prokuroria Themelore Publike po bën  kurthe ligjore dhe obstruksione ndaj punës së Prokurorisë Publike Speciale. Ata nuk kanë përgjigje precize se si në të ardhmen do të procedohen procedurat ndërmjet dy prokurorive. Gjykatësi aktual në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës, Margarita Caca Nikollovsa thotë se me nismën që është dorëzuar në Kushtetuese, është vënë në pikëyetje kushtetutshmëria e PPS-së

“Për atë se si do të sillet garnitura qeverisëse në pjesën e obstruksioneve kundër PPS-së, mendoj që është koha të kuptojnë se PPS-së duhet t’i mundësohet të punojë. Nëse ata njerëz konsiderojnë se nuk kanë asnjë faj, atëherë pse kjo frikë që Prokuroria Speciale të vazhdojë të punojë. Duhet të ketë një përmbyllje përfundimtare për këtë që është duke ndodhur”, u shpreh Margarita Caca Nikollovska, Gjykata Kushtetuese BeH.

Ish deputeti Naser Ziberi thotë se Prokuroria Speciale ballafaqohet me obstruksione nga më tepër institucione: MPB-ja, Agjencia për zbulim, gjykatat, Prokuroria Publike e kështu me radhë. Prokuroria ekzistuese, siç shpjegon Ziberi, ndjehet e rrezikuar, dhe shton se është e pritshme që në të ardhmen kjo do ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale.

LSDM-ja sot kërkoi që Gjykata Kushtetuese urgjentisht të prononcohet rreth iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së PPS-së.

“Drejtësia dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk duhet kurrsesi të jenë të kërcënuara. Prioritet i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë duhet të jetë kushtetutshmëria e Ligjit të Prokurorisë Speciale. Vetëm kështu do të sigurohet puna e papenguar e institucionit të vetëm të pavarur, e cila lufton kundër kriminalitetit dhe korrupsionit”, tha Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM.

Jo shumë vonë, ndaj kësaj çështjeje, reaguan edhe nga VMRO-DPMNE

Keq për PPS-së derisa erdhën në situatë të varen nga mbrojtja e  LSDM-së. Katica Janeva me siguri është e vetëdijshme se puna joprofesionale, selektive dhe e paligjshme, rezultoi me rejtig të dëshpëruar dhe dënim të madh nga qytetarët. Për më pak se një vit, me buxhet prej 4 milionë eurosh, PPS erdhi deri aty sa duhet të mbështetet në mbrojtjen nga Zoran Zaevi dhe LSDM-ja.

Përkundër akuzave të partive, ekspertët janë të një mendimi: pa vendimet e Prokurorisë Speciale, mbajtja e zgjedhjeve nuk është e mundshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat