Aksidentohen 4 makina te “Zogu i Zi" (Video)

Kronikë e zezë

Aksidentohen 4 makina te “Zogu i Zi" (Video)

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 21:30
aksident

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së kësaj të premteje në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi”, në Tiranë.

Në të janë përfshirë 4 makina, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Sipas dëshmitarëve, që na sollën pamjet në “Ti Raporton”, shkak u bë mosruajtja e distancës së sigurisë në lëvizje.

Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në këtë aks, ku u desh ndërhyrja e Policisë Rrugore për të normalizuar situatën.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat