QKK hap konkursin për projekte filmike 2016

Filma

QKK hap konkursin për projekte filmike 2016

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:37
Ilustrim

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për mbështetjen e projekteve filmike për vitin 2016.

“Këtë vit hapen këto konkurse: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik, dokumentar dhe animacion, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit te gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Risi për vitin 2016 është aplikimi online i cili do të realizohet për herë të parë dhe do të jetë i gatshëm gjatë javës së ardhshme, gjithashtu sipas rregullores së re, në këtë konkurs mund të aplikohet edhe për postproduksion.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 10 korrik 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat