Gwen dhe Blake hedhin hapin e radhës

Mediale Vip

Gwen dhe Blake hedhin hapin e radhës

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 11:04
Gwen Stefani dhe Blake Shelton

Gwen Stefani dhe Blake Shelton të cilët janë së bashku prej një viti, kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një nivel tjetër.

Një burim i tyre i afërt i çiftit ka thënë për Life & Style, se ata po hedhin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre. ‘Ata janë në kërkim të një shtëpie pushimesh jashtë Los Angeles, ku do të jetojnë sëbashku. Të dy kanë rënë në dashuri me Ojai, vend ky i cili është rreth 90 minuta larg nga shtëpia e Gëen në Beverly Hills”, thotë burimi.

“Kjo zonë Blake i duket si ferma e tij në Oklahoma për shkak se është e qetë dhe bujqësore. Atij do t’i pëlqente shumë që të jetë në gjendje të krijojë aty një fermë kuajsh”, ka shtuar ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat