Refugjatët në Greqi humbën durimin dhe paratë

Bota

Refugjatët në Greqi humbën durimin dhe paratë

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:14
Refugjatët në Greqi

Refugjatët të cilët prej muajsh presin në kampet në afërsi të kufirit të Greqisë me Maqedoninë për shkak se u ka mbaruar durimi dhe paratë janë në kërkim të rrugëve për t'u kthyer në Turqi.Pas kalimit nga Turqia në Greqi refugjatët të cilët prej muajsh presin në kampet në Greqi për shkak të mbylljes së kufijve të vendeve mbi itinerarin drej Evropës, ata ankohen për procedurat që zgjasin shumë dhe për kushtet e jetesës. Refugjatja 38 vjeçare nga Siria Huda Abdullah ka mbërritur në zonën kufitare para 4 muajsh. Ajo qëndron në kamp përreth një pike karburanti ndërsa tregon se bashkëshorti i saj ka arritur në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA). Abdullah qëndron në kamp bashkë me tre fëmijët e saj. "Nuk kemi më fuqi të rezistojmë këtu. Tani po të gjej ndonjë rrugë do të kthehem menjëherë. Nuk e di se si mund ta bëjë këtë. Askush nuk ka ardhur të na flasë ndonjë gjë. Jam e detyruar të kujdesem edhe për fëmijët. Edhe bashkëshorti nuk ndodhet pranë meje", ka theksuar ajo. Ajo tregon se në qytetin Kahramanmaras të Turqisë kanë qëndruar për tre vite dhe se bashkëshorti i saj siguronte të ardhura pasi punonte si lustrues këpucësh. "Edhe këtu përpiqemi të kalojmë me ato pak para që na ka dërguar bashkëshorti por edhe ato që kemi do të mbarojnë. Çfarë do të bëjmë më pas? Të paktën në Turqi kishim një jetë. Edhe ajo na iku nga duart. Kur unë të kthehem në Turqi edhe bashkëshorti im mendon të vijë në Turqi", ka deklaruar Huda Abdullah. 
Ndërsa Omer Xhemil ka ardhur nga qyteti Halep i Sirisë dhe qëndron në kamp me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Ai tha se më parë kishte punuar për shtatë muaj në një fabrikë në qytetin Kajseri të Turqisë, ndërsa këtu i kanë konsumuar të gjitha ato që kanë patur dhe se nuk i kanë mbetur më para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat