Presidenti Thaçi për WSJ: Flet për ekstremizmin dhe Donald Trumpin,

Aktuale

Presidenti Thaçi për WSJ: Flet për ekstremizmin dhe Donald Trumpin,

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 00:30
Thaçi me prijësit fetar

Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar kritikat adresuar shtetit të tij nga disa media amerikane se është djepi i ekstremizmit Islam. Sipas shifrave zyrtare nga shteti më i ri i Europës me 1.8 milion banorë, janë larguar rreth 300 persona drejt Shtetit Islamik.

Sipas së përditshmes amerikane, “New York Times,” pjesë e numrit kaq të madh dhe ekstremizmit të të rinjve shqiptarë janë padyshim financat e pakontrolluara nga Arabia Saudite, përcjell botasot.info. Thaçi në intervistën e dhënë të mërkurën për The Wall Street Journal i ka quajtur këto akuza si “të ekzagjeruara” nga mediat.

“Kosova nuk është djepi i ekstremizmit,” tha ai. Kërcënimet radikale janë “raste sporadike, të izoluara dhe individuale.” Për të qenë më të qartë, ne nuk mohojmë se nuk ekzistojnë elemente ekstreme që kanë si aspiratë ose ambicie për promovimin e radikalizmit, shtoi më tej Thaçi duke cituar edhe sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, sipas të cilit Kosova është shembull i rajonit në arrestimin dhe legjislacionin anti-terrorizëm.

Qeveria ka mbyllur rreth 30 organizata të dyshimta humanitare dhe shqyrton mundësinë e shkollimit brenda vendit të imamëve të ardhshëm. Të gjithë shqiptarët nga Kosova që luftojnë përkrah ISIS janë identifikuar dhe momentalisht besohet se janë më pak se 60.

Donald Trump problem për Kosovën

Thaçi është ndalur edhe në garën presidenciale të SHBA-së, ku komentet e kandidatit republikan Donald Trump, i ka quajtur si “problematike për Kosovën”. Trump ka kërkuar ndalesë për hyrjen në Amerikë për muslimanët, ka vlerësuar presidentin Putin si dhe kërkon më shumë fonde për vendet që mbështet SHBA.

“Megjithatë ne kemi pasur marrëdhënie të mira me demokratët dhe republikanët në të kaluarën. Kjo vërehet nga intervenimi i NATOs inicuar prej Bill Clintonit dhe njohja e Kosovës nga Goerge Bush,” tha presidenti. “Edhe në garën e ardhshme presidenciale ne do qëndrojmë neutral si aleat special i SHBA, duke dërguar delegatë në të dyja konventat.”

Në pyetjen e fundit nëse sheh kërcënim për deklaratat e Trump ku vlerëson Putinin, Thaçi përgjigjet:
“Siç thashë, unë besoj se populli amerikan do bëjë zgjedhjen e duhur dhe ata kërcënime që ju përmendni nuk do ...jenë çështje për në.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat