Filloj asfaltimi i rrugës “ Gjelbina” në Sllatinë të Poshtme

Gjilani

Filloj asfaltimi i rrugës “ Gjelbina” në Sllatinë të Poshtme

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 18:55
Pamje nga ngjarja

Në fshatin Sllatinë të Poshtme të Komunës së Vitisë, ka filluar sot Asfaltimi i rrugës “ Gjelbina”.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e kësaj rruge, ku u pritën nga banorët e këtij lokaliteti që u shprehën të kënaqur me investimin që kjo komunë po bënë në infrastrukturën rrugore të këtij fshati.

Rashit Frangu, nga Sllatina e Poshtme ndër tjerash tha se kjo rrugë është e rëndësishme pasi që në këtë pjesë gravitojnë mbi 25 shtëpi por potencoi se me asfaltimin e saj nxënësit e kanë më afër shkollën e fshatit dhe nuk duhet të sillën rreth e rrotull për të arritur në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat