Refugjatët kanë djegur kampin në Dyseldorf se nuk u dhanë syfyr

Evropë

Refugjatët kanë djegur kampin në Dyseldorf se nuk u dhanë syfyr

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kampi i refugjatëve në Dyseldorf është djegur deri në themel ndërsa siç transmetojnë mediat gjermane këtë e kanë bërë refugjatët e pakënaqur sepse nuk u është shërbyer mëngjesi i Ramazanit (syfyrin).

Kampi që ka qenë strehë për 280 refugjatë është djegur tërësisht ndërsa shërbimet mjekësore janë detyruar që t’u ofrojnë ndihmë një grupi prej 25 personave që kanë pasur simptoma të helmimit me monoksid karboni.

Thuhet se zjarri ka shkaktuar ashtu që dyshekët për fjetje janë lyer me gaz ku më pas janë djegur.

Sipas gazetës gjermane Ekspress dy marokenë kanë thënë se personeli i shërbimit nga Irani kanë refuzuar të zgjojnë besimtarët për mëngjesin e Ramazanit e që ky ka qenë plani që të shkaktohet zjarri.

Dëshmitarët kanë thënë se ka pas tensione të mëdha mes njerëzve të besimeve të ndryshme në objektin që ka qenë nën kontroll të Kryqit të Kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat