Vërmicë: E vrau lepurin, e humbi edhe pushkën

Kronikë e zezë

Vërmicë: E vrau lepurin, e humbi edhe pushkën

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 11:26
Ilustrim

Njësitet e Policisë së Kosovës janë vënë në kërkim të një personi të dyshuar, pasi që ai të mërkurën kishte shtënë me armë zjarri në Vërmicë.

Ekipet e policisë që kanë qenë në terren me të dëgjuar krismat janë nisur drejt lokacionit nga ku kishin ardhur ato.

Personi në fjalë pasi ka vërejtur policinë ka ikur nga vendi i ngjarjes, ku aty ka lënë pushkën e prodhimit rus me kalibër 12×76.

Aty policia pran pushkës ka gjetur edhe një lepur të vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat