Kosova e 77-ta në listën e vendeve më të sigurta në botë

Lajme

Kosova e 77-ta në listën e vendeve më të sigurta në botë

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 13:40
Policia e Kosoves

Sipas një studimi të ri të publikuar sot, gjatë vitit të kaluar është shtuar dhuna në Lindjen e Mesme, ndërsa pjesa tjetër e botës ishte në masë të madhe në paqe.

“Terrorizmi është, po ashtu, në shkallën më të lartë të të gjitha kohërave, vdekjet nga luftërat janë më të larta në 25 vjet, ndërsa numri i refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, është në nivel që nuk është parë në 60 vjet”, theksohet në studimin Indeksi i Paqes Globale të Institutit për Ekonomi dhe Paqe.

Në raport, tutje, theksohet se çmimi i dhunës ishte 13,600 miliardë dollarë ose 13.3% të GDP-s në botë.

Sipas këtij raporti, vendi më i sigurt në botë është Islanda, e pastaj radhiten Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia.

Vendet që janë klasifikuar në fund të kësaj liste janë Somalia, Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe e fundit e 163-ta, është Siria, shkruan REL.

Në këtë radhitje, Shqipëria është e 54-ta, Kosova e 77-ta, Serbia e 48-ta, Maqedonia e 84-ta, e kështu me radhë.

Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin 103.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat