“Zgjidhja është zgjedhje”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët PDK-së, Nait Hasani.
Ai zgjedhjet i sheh si mundësi të vetme për ta rikthyer stabilitetin në vend.
Deputeti nga PDK-ja edhe njëherë ka konfirmuar qëndrimin e tij karrshi situatës politike në vend.
“E vetmja zgjidhje e situatës politike në Kosovë janë zgjedhjet të reja, nuk shoh ndonjë alternativë tejtër”, ka thënë ai.
Qëndrim të prerë, Hasani dha edhe për çështjen e Demarkacionit.
Ai nuk do ta votoj këtë marrëveshje, pasi që vlerëson se është në dëm të shtetit.
“Për këtë çështje unë kam marrë vendim shumë kohë më parë, vendimi im është i ditur, s’do ta votoj atë”, ka thënë Hasani.