A është vetëm kjo agjenda e seancës së nesërme?!

Aktuale

A është vetëm kjo agjenda e seancës së nesërme?!

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 07:44
Pamje nga seanca e me hershme

Seanca e së enjtes, që nis nga ora 10:00, pritet të kthej në Kuvend edhe deputetët e partisë më të madhe opozitare, Vetëvendosje.

Për nesër duket se nuk do të ketë arsye për kundërshti të mëdha mes deputetëve të opozitës dhe pozitës. Dy prej çështjeve të cilat partitë e opozitës kundërshtojnë, nuk janë në agjendë. Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, pritej të votohej që nga fundi i muajit të kaluar, megjithatë kthimi i VV-së në Kuvend, në rast votimi të kësaj pike, duket se do të rikthej pamjet e seancave të “nxehta” kundërshtuese.

Përndryshe, nesër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa ata të AAK-së dhe Nisma-së, do të diskutojnë për një rend dite që nuk parasheh të ketë as për diskutim çështjen e demarkacionit. Megjithatë, a është vetëm kjo agjenda e seancës së nesërme, mbetet të shihet.

Rendi i ditës për seancën e 9 qershorit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-097 për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-098 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-083 për falimentimin,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,

11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

13. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2015,

14. Shqyrtimi i Raportit të punës së Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015,

15. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat