Orav: Liderët të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinës

Maqedonia

Orav: Liderët të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinës

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:17
Aivo Orav

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav u bëri thirrje të gjitha partitë politike të angazhohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinës, për të cilën ai vlerëson se vazhdon të jetë e gjallë si marrëveshje.

Vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për tërheqjen e të gjitha faljeve, Orav e quajti hap drejt zhbllokimit të procesit për zgjidhjen e krizës. Sipas Orav, ky vendim I hap rrugën edhe Prokurorisë Speciale Publike që ta kryejë misionin që ka, i cili patjetër duhet kryer pa pengesa dhe sulme nga cilado prej partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat