Rreh gruan në mes të Vlorës, fëmijët dëshmitarë të terrorit

Kronikë e zezë

Rreh gruan në mes të Vlorës, fëmijët dëshmitarë të terrorit

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:56
Rrah gruan ne mes te Vlores

Një skandal ka ndodhur sot në mes të Vlorës, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Edhe pse ndodhet në mes të qytetit ku ka shumë kalimtarë, zotëria është aq i tërbuar saqë nuk kursehet aspak.

Më e "bukura" është se të pranishëm të kësaj "shfaqjeje" të shëmtuar janë edhe dy fëmijët e vegjël, një ndër të cilët gruaja e mban në krahë. Në video duket momenti kur burri, nëse mund të quhet i tillë, kap për flokësh gruan, ndërsa më vonë e shkelmon me sa ka fuqi. Teksa sheh dhunën e ushtruar ndaj nënës, fëmija nuk largohet por i qëndron pranë të ëmës, të cilën mundohet ta mbrojë sadopak.

Vallë, ku është policia që duam në raste të tilla? Apo si gjithmonë janë duke kapur "kriminelin" që shet trotuarëve të qytetit?

 

   

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat