Amfilohije: Mali i Zi e shiti Kosovën

Lajme

Amfilohije: Mali i Zi e shiti Kosovën

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:00
Mitropoliti malazias-bregdetar Amfilohije

Mitropoliti malazias-bregdetar Amfilohije, gjatë shënimit të njëmijë vjetorit të manastirit Bijella afër Shavnikut në Mal të Zi, tha se «në pushtet janë sundimtarët që veten dhe shtetin e tyre si dhe pavarësinë e hyjnizojnë», ndërsa e «kanë shitur Kosovën».
Nëse Mali i Zi nuk ka pasur identitet gjatë 1.000 vjetëve, atëherë më mirë të mos ishte, – tha ai.

«Nuk mund ta krijojmë ne atë dhe një identitet të tillë. Nuk është ai identiteti në të cilin u derdh gjaku i Shën Jovan Vlladimirit», u shpreh mitropoliti dhe vazhdoi:

«Hoqën dorë nga Zoti në emër të pavarësisë».

Ai përsëriti se Europa e fuqishme po mashtron për të sunduar botën, shpirtrat njerëzorë dhe për të ndjekur Zotin nga shpirti i njeriut dhe zemra e njeriut.

«Kështu gjen të tillë që kanë hequr dorë nga Zoti, që ata me poltronizëm, në emër të njëfarë pavarësie, të nisen në tokën e paarritshme» – citojnë mediet e Beogradit Amfilohijen, transmeton Koha.net.

«Ky është një identitet vëllavrasës. Ky Mal i Zi u lind në Jajceb Josip Brozit, ajo është e pafe, kundër shpirtit dhe mbretërisë qiellore ndërton fuqinë dhe famën, ndërsa gjithçka është e ndërtuar kundër Zotit dhe faltores së Zotit, në histori është kalimtare», tha mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, që ka konflikt me Kishën Ortodokse të Malit të Zi.

Amfilohije citohet të ketë thënë se

Farë pavarësie festojnë ata që e kanë shitur Kosovën dhe Shën Jovan Vlladimirin.

«Në pushtet janë sundimtarët të cilët veten dhe shtetin e tyre si dhe pavarësinë e hyjnizojnë dhe madje thonë se kanë krijuar suazat e pavarësisë së Malit të Zi dhe se këto suaza duhet mbushur me identitet të ri», ka thënë Amfilohije. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat