Veseli në Britaninë e Madhe takon edhe George Robertsonin

Kosova

Veseli në Britaninë e Madhe takon edhe George Robertsonin

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 11:31
Kadri Veseli takon George Robertsonin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli gjatë një vizite në Britaninë e Madhe është takuar edhe lordin George Robertson.

Robertson ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s gjatë vitit 1999-2004.

Takimin me Robertson, Veseli e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Postimi i Veselit:

Takimi me Lordin George Robertson, është çdo herë i veçantë. Jo vetëm si mik dhe kontribues për çlirimin e Kosovës por edhe si personalitet i shquar në Britaninë e madhe, biseduam për mundësitë që së bashku të ftojmë në Kosovë investitorët nga Britania e Madhe. U dakorduam që është parësore të zhvillojmë ekonominë, të krijojmë një të ardhme të ndritshme për të rinjtë tanë në vendin tonë. Lordi Robertson theksoi se Kosova është dhe gjithmonë do të mbetet një vend i veçantë për të, sepse ai, por edhe shumë të tjerë, investuan që gjerat e tmerrshme që po ndodhnin në vitin 1999, të ndalesh in dhe Kosova të pavarësohej.K.V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat