Paris: Shënohet ulje e nivelit të lumit Sena

Evropë

Paris: Shënohet ulje e nivelit të lumit Sena

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 10:43
Pamje e vërshimeve në Paris më 2 qershor

Në kryeqytetin Paris në Francë, jeta ndagalë po i kthehet normalitetit, pasi rritja e nivelit të lumit Sena ka vazhduar të ulet.

Ministria e ambientit e Francës ka njoftuar se për shkak të shirave të mëdha, dje herët në mëngjes niveli i lumit ishte 6.1 metra, ndërsa në mbrëmje kishte rënë në 5.77 metra.

Ndërtesa e ekspozitave, Grand Palais, është rihapur, ndërsa muzetë Louvre dhe Orsay mbesin të mbyllura, pasi qyteti ka përjetuar vërshimet më të mëdha në afro 30 vjet. Pritet që dy muzetë më të njohura të Parisit do të hapen javën e ardhshme.

Alarmi për vërshime është tërhequr në disa hapësira veriore të Francës, përfshirë Normandinë.

Por, gjendja e alarmit mbetet në 15 rajone qendrore dhe verilindore.

Më se 20 mijë njerëz janë evakuuar në Paris dhe rajonin Loire.

Dëmet nga këto vërshime mund të jetë më tepër se 600 milionë euro.

Në incidentet e ndërlidhura me vërshime gjatë ditëve të fundit, në Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Rumani, kanë humbur jetën gjithsej 18 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat