5 qershori në histor

Dokumentare

5 qershori në histor

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 07:56
Ronald Reagan

70 – Perandori romak Titus dhe legjionet e tij rrëzojnë murin e Jeruzalemit dhe hyjnë në qytet; djegin, plaçkisin, vrasin zënë rob, dhunojnë. Titus kishte pasuar në fron babain e tij, Vespasian, duke u bërë Perandori i parë romak që e trashëgoi pushtetin nga prindi biologjik. Titus njihet si perandor i mirë; ai përfundoi Koloseun në Romë; u tregua bujar në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79, dhe nga një zjarr në Romë më 80. Pliny Plaku ia përkushtoi Historinë e Natyrës perandorit Titus. Në kontrast me këtë portretizim në historitë romake, në kujtesën hebraike Titus mbahet si shtypës i keq dhe shkatërrues i tempullit. Për shembull, një legjendë e përshkruan Titus se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë mbi një libër të Torës brenda tempullit gjatë shkatërrimin e tij.

1257 – Krakov, në Poloni, merr të drejtat e qytetit – i ngritur mbi një vendbanim të epokës së gurit, Krakovi është sot qyteti i dytë më i rëndësishëm i Polonisë. Çka filloi si një fshat i vogël mbi një kodër arriti të bëhej një qendër tregtare sllave në vitin 965.

1883 – Lindi John Maynard Keynes, ekonomist britanik, mendimet radikale të të cilit ndikuan teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne, dhe politikat ekonomike qeveritare. Në vitin 1999, revista “Time” e përfshiu Keynes në listën e 100 personave më të rëndësishëm dhe më me ndikim të shekullit të XX, duke komentuar se ideja e tij radikale që qeveria të shpenzojë më shumë para sesa ka është një nga arsyet që kapitalizmi vazhdon të ekzistojë. Ishte John Maynard Keynes, i cili bëri këtë vëzhgim ironik: “Nëse i keni borxh bankës 100 stërlina, ju keni problem. Por në qoftë se ju i keni borxh një milion, banka ka problem”. John Maynard Keynes vdiq më 1946.

1898- Lindi Fredriko Garsia Lorka Fuente Vaqueros. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga gjenerali Francisco Franco. Poeti dhe dramaturgu spanjoll Federico Garcia Lorca vdiq më gusht 1936. Mendohet se u vra nga ushtarët e Frankos, 3 ditë para shpërthimit të Luftës Civile. Ishte 32 vjeç. Në vitin 2008, një gjykatës spanjoll vendosi të hetojë vdekjen e Lorkas, dhe kërkoi hapjen e varrit të poetit për ekzaminim – varri u gjet i zbrazët. Të debatueshme mbeten gjithashtu motivet dhe hollësitë e vrasjes; janë sugjeruar edhe motive personale, jo-politike. Ndërsa autori Ian Gibson (The Assassination of Federico Garcia Lorca), shkruan se vrasja e Lorcas ishte pjesë e një fushate vrasjesh masive për eliminimin e mbështetësve të Frontit Popullor marksist në Spanjë.

1942 – Lufta e Dytë Botërore: Shtetet e Bashkuara i shpallin luftë Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

1942 – Ian Fleming bëhet student i parë i diplomuar nga një shkollë spiunazhi në Kanada, e quajtur “Special 25”. Stërvitjen në këtë shkollë, Fleming do të përdorte më vonë për të krijuar karakterin letrar James Bond për romanet me agjentin 007.

1947 – Plani Marshall: Në një fjalim në Universitetin e Harvardit, Boston, SHBA, Sekretari i Shtetit, George Marshall, bën thirrje për ndihmë ekonomike në Evropën të shkatërruar nga lufta. Pas një konference gjashtëjavëshe diskutimesh të dështuara me sovjetikët në lidhje me një rindërtim të mundshëm, Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se kjo çështje nuk priste: “Qëllimi duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike në mënyrë që të lejohet lindja e kushteve politike dhe sociale në të cilat institucionet e lira mund të ekzistojnë.” Në mënyrë të veçantë, në fjalimin e tij, Marshall kishte përfshirë një ftesë për sovjetikët. Por Stalini nuk u përgjigj dhe më pas thirri udhëheqësit e vendeve komuniste në Moskë, u ofroi ndihma, duke u thënë që të mos përfshiheshin në Planin Marshall.

1967 - Lufta 6-ditëshe: Izraeli fillon papritur sulmet ndaj fushave ushtarake të aviacionit të Egjiptit në përgjigje të mobilizimit të forcave egjiptiane në kufirin izraelit . Vetëm pas 8 vjetësh Kanali i Suezit do të hapej, i mbyllur që prej fillimit të kësaj lufte.

1968 – Robert F. Kennedy, kandidat për president i SHBA-ve, dhe vëllai i presidentit të vrarë me 1963, Xhon Kenedy, qëllohet në hotelin “Ambasador” në Los Anxhelos, nga Sirhan Sirhan. Robert Kennedy vdes të nesërmen.

1981 – SHBA; Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se pesë njerëz në Los Angeles, Kaliforni kanë një formë të rrallë të pneumonisë që shfaqet vetëm tek pacientët me sistemet imun të dobësuar – vonë do të rezultonte se këto ishin rastet e para të sëmundjes SIDA ose AIDS.

2004- Vdiq pas një sëmundjeje të gjatë presidenti i 40 i SHBA-së, Ronald Reagan. Ai kishte lindur më 6 shkurt 1911. Ronald Regan ishte president për dy mandate presidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot ai konsiderohet si një nga presidentët më të admiruar nga amerikanët. Presidenti Regan vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish Bashkimin Sovjetik, për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për frymëzimin e ndjenjës së optimizmit për shumë amerikanë. Ai njihej për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat