Analiza e zviceranëve: Sulmojeni Shqipërinë, kanë portier të pasigurt

Futboll

Analiza e zviceranëve: Sulmojeni Shqipërinë, kanë portier të pasigurt

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 20:35
Berisha

Gazeta zvicerane “Blick” ka analizuar miqësoren që Shqipëria humbi me rezultatin 1-3 përballë Ukrainës, duke nxjerrë në pah pikat e fora dhe të dobëta të kuqezinjve në këtë sfidë. Sipas saj, Shqipëria duhet respektuar, por nuk duhet pasur frikë.

Në formacionin titullar të Shqipërisë ishin dy “zviceranët” Xhaka dhe Sadiku. Interesant ishte sidomos pozicioni i Xhakës. Ai ishte më agresivi mes dy mesfushorëve të avancuar të qendrës. Shumë aksione kalonin në këmbët e vëllait të Granitit.

Kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë, pasi puna e regjisorit nuk është detyrimisht aftësia kryesore e tij. Por duhet të kemi kujdes nga lojtarët e krahëve, Roshi dhe Lenjani. Ata janë shumë të zhdërvjellët. Përpara, Sadiku lëviz gjithmonë në vijën e pozicionit jashtë loje, kështu bëri edhe golin. Një gjë tjetër që të bie në sy është disiplina e lartë taktike. Shqipëria dukej sikur luante shah në fushë. I përngjasonte Norvegjisë së Botërorit 1998 që mundi Brazilin”, shkruhej në analizën e “Blick”, e cila më pas rreshtonte edhe problemet e kuqezinjve.

“E gjithë kjo nuk vlen, nëse si në rastin e golit të parë të Ukrainës, pas një goditje të shpejtë dënimi, të gjithë ishin në gjumë. Dhe nëse bën gabime të thjeshta. Si në rastin e Agollit kur Konoplianka shënoi golin e rezultatit 3-1. Çfarë do të thotë kjo për Zvicrën?

Nëse i vendosim shqiptarët të shtunën nën trysni, do të vijë gabimi apo pozicionimi i gabuar! Dhe duhet të gjuajmë, pasi portieri rezervë i Lacios, Etrit Berisha, nuk të jep përshtypjen e sigurisë maksimale. Përfundimi: Respekt, por asgjë më shumë!”, shkruhej në këtë analizë të të përditshmes zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat