Corriere: Ibrahim Rugova, ‘Gandi i Ballkanit’

Historia

Corriere: Ibrahim Rugova, ‘Gandi i Ballkanit’

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 18:24
Ibrahim Rugova

Ballkani është pjesë e Evropës, por lufta është rikthyer në vitet ’90 me fundin e ish-Jugosllavisë. Presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili humbi një sy në një atentat, ka thënë duke aluduar për masakrat njerëzore nga luftat etnike: “Është e vështirë që të mbeten burra në Ballkan”.

Gjithsesi në këtë botë ka qenë një “Gandi i Ballkanit”, Ibrahim Rrugova, që tashmë është harruar. Ai është arkitekti i pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për serbët, Kosova është një territor i shenjtë. Historia e Ballkanit është e rëndë. Shqiptarët e sotëm konsiderohen si turq nga serbët, të cilët i kanë pushtuar në 1389 në fushën e Mëllënjave në Kosovë.

Për Rugovën, Kosova ishte shqiptare. Ai ishte babai i pavarësisë. Ai ka lindur në vitin 1944. Rugova ka jetuar në kohën e Titos dhe të nacionalizmit serb. Rugova ka studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në Kosovë dhe në Francë për të ruajtur identitetin shqiptar.

Në vitin 1989 u zgjodh në Presidencën e Unionit të Shktimtarëve Shqiptarë të Kosovës dhe dy vite më vonë u votua si President i tyre. Ai u bë udhëheqës i luftës për pavarësi kombëtare, përmes zgjedhjes dhe jo dhunës.

Rugova konsolidoi Kosovën, nën sundimin serb, një shtet paralel që u krijua edhe nga vullneti i shqiptarëve të Shqipërisë. Gjatë kohës që dëboheshin nga shkollat dhe institucionet, shqiptarët po krijonin institucione të tjera pa miratimin e Beogradit. Në vitin 1998, ai ka thënë: Besoj në mundësinë e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në një Kosovë të pavarur”.

Ai vdiq në vitin 2006 para se vendi i tij të shpallte pavarësinë. Me origjinë myslimane, por Rugova ka qenë gjithmonë një Evropian, një humanist laik, shumë i ndjeshëm ndaj krishtërimit, pasi në shtëpinë e tij mbante dy postera të Nënë Terezës dhe të Papa Gjon Palit II, që i kishte marrë në Vatikan.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat