Pas fitores ndaj Ishujve Faroe i lumtur është shprehur trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaki.
Përzgjedhësi Bunjaki i ka uruar të gjithë trajnerët në Kosovë për punën e bërë për vite me radhë. “E kemi pritur që loja do të jetë e vështirë, e tillë u bë sidomos pas largimit të Celinës. Në pjesën e parë kemi dominuar. Tifozët na dhanë energji. E kam përjetuar këtë edhe më herët. Telashe na solli edhe largimi i Pepës, që ka luajtur të shtunën. Albert Bunjaku është lojtar me përvojë. Na duhet përvoja e tij sepse ka luajtur në Botëror. Tani na sjell një gol në çaste të vështira. Urime gjithë kolegëve në Kosovë që kanë punuar për këtë ditë!”, ka thënë Bunjaki.