Ja mashtrimi i Elvis Rroshit për dëshminë e penalitetit në Itali

Shqipëria

Ja mashtrimi i Elvis Rroshit për dëshminë e penalitetit në Itali

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 22:11
Elvis Rroshi

Elvis Rroshi ka deklaruar ditën e sotme se është tërhequr nga vendimi për t’u dorëhequr nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës pasi dëshmia e tij e penalitetit në Itali është e pastër. Por sipas avokatit Altin Goxhaj ky është një mashtrim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se sipas legjislacionit të Italisë, pasi kalojnë 5 vjet dëshmia e penalitetit nga dënimi jepet e pastër, por ruhet në sistemin e drejtësisë.

Avokati shprehet se për dënimet nën 2 vjet burg, bëhet pezullim dhe dëshmia e penalitetit jepet e pastër.

“Ja Mashtrimi i Roshit!!! Deshmia e Penalitetit pasi kalojne 5 vjet nga denimi i pezulluar jepet e paster por ruhget ne sistemin e Drejtesise!!!

Sipas pikes 4 te Nenit 179 te Kodit Penal Italian per denimet nen 2 vjet burg behet pezullimi! Pas 5 vjetesh quhesh i rehabilituar dhe deshmia e penalitetit jepet e paster!
POR, SHTETI ITALIAN TA RUAN VENDIMIN DHE NUK TA FSHIN KURRE” përfundon postimin avokati Altin Goxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat