Prokurori akuzon Mesin: Edhe fëmijët e dinë çfarë janë taksat

Sporti

Prokurori akuzon Mesin: Edhe fëmijët e dinë çfarë janë taksat

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 16:41
Lionel Mesi

Akuza të rënda janë bërë në drejtim të yllit të Barcelonës, Lionel Mesi, dëshmisë së bërë prej tij  në gjykatë ku u përball me akuzën për evazion fiskal.

Prokurori i shtetit, Mario Maza deklaron se “Mesi dhe babai i tij mund të jenë të papërvojë, por ata janë në gjendje që të kuptojnë se çfarë do të thotë të paguajnë tatime, madje këtë e di edhe një fëmijë 10-vjeçar”.

Kreu i organit të akuzës shkon edhe më tej në akuzat e tij duke e cilësuar argjentinasin një kapo që udhëheq një strukturë kriminale.

Një ditë më parë Mesi deklaroi se nuk ka qenë në dijeni të asaj çfarë ka firmosur babai i tij, pasi e vetmja gjë që ai di është të luaj futboll.

Lionel Mesi dhe babai i tij Horge akuzohen nga autoritetet tatimore në Spanjë se kanë shmangur taksat në periudhën 2007/2009 duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4,2 milionë eurosh. Në rast se shpallen fajtor të dy rrezikojnë 22 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat