Memaliaj, zbulohen dhe asgjësohen me djegie 2500 bimë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Memaliaj, zbulohen dhe asgjësohen me djegie 2500 bimë kanabis sativa

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 16:16

Policia e Memaliajt ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 2500 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga dy kultivuesit, të cilëve iu sekuestrua edhe një armë zjarri.

Të arrestuarit janë Denardo Dervishi, 18 vjeç dhe  Andi Hysi , 17 vjeç, banues në Krahës. Gjatë kontrollit të kësaj zone, gjithashtu iu gjet një armë zjarri Pushkë 20-she, me krehër me 13 fishek.

“Në vijim të punës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj , është ushtruar një kontroll i imtësishëm, në lagjen Rerez , fshati Krahës 1 , u konstatuan të kultivuara në dy parcela , 2500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat